Vizioni Ynë
Vizioni ynë është të krijojmë një Kosovë shumëngjyrëshe me avokimin tonë artistik, ku kanceri i gjirit kuptohet, parandalohet, dhe trajtohet dhe shërohet. Ne punojmë për një botë ku çdo individ, pavarësisht gjinisë së tyre, është i/e pajisur me njohuri dhe burime për të luftuar sfidat shëndetësore fizikisht dhe mendërisht.
Misioni Ynë
Misioni ynë kryesor është të krijojmë ndryshime, duke përdorur fuqinë e të rinjve dhe aktiviteteve artistike për të krijuar një ndikim të thellë dhe për të përquar mesazh tek publiku në lidhje me çështjet shëndetësore që ballafaqohen gratë, me një theks të veçantë në kancerin e gjirit. Ne e realizojmë këtë përmes një varg aktivitetesh dinamike, programesh dhe fushatave artistike.
Pse Ekzistojmë?
CICAT lindi nga një nevojë thelbësore në Kosovë, e identifikuar përmes kontakteve tona me gra në të
gjithë vendin. Ne kuptuam një mungesë të konsiderueshme të ndërgjegjësimit dhe informacionit në
lidhje me barazinë gjinore në profesionet e dominuara nga meshkujt. Udhëtimi ynë nisi me dëshirën për
të mbyllur këtë boshllëk të njohurive dhe për të lejuar grave të shfrytëzojnë potencialin e tyre të plotë në
më shumë se disa aspekte të jetës. Ne besojmë thellë në fuqinë transformuese të artit dhe njohurisë dhe
në potencialin e tyre për të fuqizuar gratë dhe për të promovuar barazinë gjinore në shëndet, duke thyer
stigmat dhe tabutë në shoqërinë e Kosovës.